Partizani, shansi për tu bashkuar me ‘kreun’
Tregues madhor se ky kampionat, mbart mistere të shumta dhe se askush nuk ka supermaci mbi palët, e tregoi mbrëmë supersfida Kukësi- Tirana (1-2).
Në betejën për të arritur objektivët sezonalë në këtë pikë të sezonit, klubet po gjurmojnë çdo mundësi të tyren.
Në pamje të parë, duket se Tirana, Kukësi dhe Partizani do të luftojnë për titull ndërkohë që jo shumë larg tyre gjenden Teuta, Bylis, Laçi…
Sot, sfidat e tjera duke nisur nga ora 14:00.
Kështu, Flamurtari- Laçi dhe Vllaznia- Luftëtari ndeshjet e mesditës. Për tu mbyllur me dy takime delikate ato mes Partizanit dhe Bylisit si dhe Skënderbeut e Teutës.
Ndeshjet e javës së 23-të sot:
Flamurtari- Laçi (14:00)
Vllaznia- Luftëtari (14:00)
Partizani- Bylis (17:00)
Skënderbeu- Teuta (17:00)