Lamtumirë familjare, Vija ka dhe…Iniestën
Largohet me një tjetër Trofe. David Vija me Vistel Kobe, dje në mengjez fitoi Kupën e Japonisë në finalen e Tokios ndaj Kashima Antlers (2-0)….
Të gjithë në këmbë teksa Torsten Fink trajneri i Visel Kobe hedh në fushën e lojës për përshëndetjen e fundit në minutën e 92-të ‘El Guaje’.
Sulmuesi 38-vjeçar, rekordmeni i përfaqësueses së Spanjës (98 prezenca 59 gola), mbylli kështu një karierë brilante në futbollin profesionist.
Me këtë status,Vija ka fituar Kupën e Botës dhe Kampionatin Europian me përfaqësuesen iberike. Me Barcelonën ka fituar edhe Ligën e Kampioneve.
Sakaq, pak çaste më parë Vija, ka postuar në Twitter, një foto lamtumire teksa në familje gjëndet edhe ikona tjetër e Barcelonës dhe Spanjës Andreas Iniesta.