Turqia vërshëllen himin…islandez
Ndeshja Turqi-Islandë ka nisur me një skandal jo të vogël.
Në hyrje të takimit, teksa po ekzektutohej himni islandez, tifozëria vendase, praktikisht i gjithë stadiumi “Turk Telekom”, ku luan ndeshjet e tij Gallatasaraji, ka vërshëllyer himnin e Islandës.
E pashpjegueshme kjo sjellje e tifozëve turq, ndërsa dhe mediat e ndryshme kanë mbetur të shastisura.
Kjo ndeshje e cila vlen kualfikimin e Turqisë, pas 45’ të para, mbetet e barabartë 0-0. Të dyja skuadrat bëjnë pjesë në grupin H të Shqipërisë.