Kroaci, Dinamo e Zagrebit zbret në fushë…

sportiim2

Sapo Kroacia filloi të lehtësojë masat shtrënguese ndaj pandemisë me koronaviruas, Dinamo Zagreb njoftoi dje se kishte rifilluar stërvitjen.

“Organizimi i seancave është pak komplekse për momentin, sepse ka ushtrime në të cilat lojtarët duhet të jenë afër njëri-tjetrit, por ne duhet të adaptohemi, – tha menaxheri i klubit Igor Joviçeviç. – Ne stërvitemi në grupe nga pesë persona, për të përmbushur masat e distancës sociale”.

Rifillimi i kampionatit në Kroaci aktualisht mendohet të rinisë më 30 maj.

“Ne jemi të gjithë të gatshëm për të rifilluar, por fakti është se problemi është ende i pranishëm, – paralajmëroi Joviçeviç. – Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që shëndeti vjen i pari dhe ne do të ndjekim udhëzimet e qeverisë”.

?>