Antonio Marku i Drenicës, sot në ‘fushë…’

E konsideruan të tepert te Vllaznia por Antonio Marku gjen strehë në IPKO të Kosovës. Mbrojtësi 27 vjeçar, i “prerë” për linjen e majtë, pas një operacioni “blic”, me menaxherët e tij, zgjedh të veshë fanelën e Drenicës që militon në elitën e futbollit kosovar.

Te skuadra e re, Marku nuk pati nevojë për “provë”. Drejtuesit e lartë të klubit, nënshkruan me ish futbollistin e Dinamos, Laçit, Kukësit dhe Vllaznisë menjëherë, duke e kopsitur kontratën për një edicion.

Beteja e parë e fituar për shkodranin, tashmë kalon në fushë, teksa sot Drenica do ndeshet me kampionët në fuqi të IPKO-s, Feronikelin. Për t’u parë nëse, lojtari do ketë minuta ende pa…mbërritur.

 Ndërkaq, së bashku me Markun, te Drenica, është përfshirë edhe portieri Mikel Kaloshi. 26 vjeçari më herët ka mbrojtur portën e Tomorrit, Bylisit, Shkumbinit dhe Lushnjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!