Shkroi historinë në Olimpiadë, Tufa: Valiev i’a doli pa ndihmën e askujt

during the Olympic Games Wrestling match round of 16 at the Eiffel Tower Champ de Mars Arena in Paris, France on the August 9, 2024 ©Barry Aldworth/BackpagePix

Ai e shkroi historinë e sportit shqiptar në një Olimpiadë. Çermen Valiev me medaljen e bronxtë sot në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, përpos arritjes së madhe në sportin e mundjes së lirë (74 kg) “zgjoi” ndenja të gjithëfarëshme…sportive.

Mirpo gazetari i njohur Endi Tufa, “nuk lejon” që meritat të ndahen. Në një postim në rrjetin e tij Facebook, Tufa thotë se merita e patjetërsueshme i takon sposrtistit të natyralizuar si shqiptar dhe presidentit të Mundjes Sahit Prizreni.

Tufa:

“Chermen Valiev do të kujtohet gjithmonë në vendin tonë për arritjen e tij, për veten dhe ngjyrat kuqezi të flamurit tonë që mban prej rreth 7 muajsh.

Ndoshta sportit tonë, mundjes dhe të ardhmes mund të mos i japë gjë, përveçse shembullit të sportistit “punëtor kokulur”, por emri i tij dhe arritja historike që na dhuroi do të kujtohet gjithmonë.

Pa meritën e askujt nga ata politikanë që e postuan sot, se e njohën sot, por ne duhet t’i jemi falenderues për atë që na dha, aq e madhe për ne por aq “normale” për të, sepse prej andej nga vjen është normale.

Një shembull sportisti pa bujë, pa reklamime, ankime, edhe pse mund të ketë shumë për t’u ankuar. Sot është dita e tij dhe e atyre që e përzgjodhën për ta ndihmuar që të marrë pjesë në këtë aktivitet madhorë ku ëndërrojnë të gjithë të marrin pjesë, e jo më të fitojnë medalje.

Urime Sahit Prizrenit, shpresa e vetme e Olimpiadës së 10-të për Shqipërinë, për të na nderuar dhe ja dolët”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!