Problemi/ Tre vite më parë, 4 skuadra të Superiores mësonin shortin e turit të tretë, sot askush nuk…

Mjafton një eleminim fatal për të hedhur vështrimin nga e shkuara e afërt… Pas turit të dytë (2024/25) asnjë skuadër shqiptare e Superiores nuk figuron në Conference League.

Egnatia dhe Partizani nuk bënë asgjë për të ecur pavarësisht se rrogozhinasit e elminuar nga Vikingur (0-2 e kthimit) vinte pas fitores 0-1 në Rejkjavik e Partizani luajti ‘keq’ që në turin e parë me modestët e Marsaslok (fitoi në shtesë 1-2) e vijoji pa ‘mendim’ e fantazi me Iberia 1999.

Krahasimi:

Ndër të tjera ‘Sportiim.al’ shkruante 3 vite më parë për 4 skuadrat e Superiores që luanin në turin e dytë.

Shorti për Teutën, Partizanin, Vllazninë dhe Laçin hedhur sot në Nion (Zvicër) përcaktoi dhe skuadrat me të cilat do ndeshën ekipet e Superiores në raundin e tretë të Conference League….
(Në fakt Teuta u bë pjesë e Conference Legaue pasi u eleminua nga Sherif Tiraspol në dy takime (0-4 dhe 1-0 në Champions;red)

Shorti i turit të tretë 2021/2022:

Shamrock Rovers (Irlandë) –Teuta

Ujpeshti Hungarisë ose Vaduz i Lihtenshtejnit do të jenë rivalët e Partizanit.

Vllaznia nëse kalon AEL, do përballet me njërën nga Kararbak (Azerbajxhan) ose Ashdod (Izrael).

Laçi nëse eviton në dy takime Universitatea Krajovë përballet me Anderlehtin e Belgjikës./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!