Kaos në Spanjë: Kandidati i vetëm për presidencën e Federatës së Futbollit gjithashtu nën hetim
Nga dëshmitari tek i akuzuari. Pedro Rocha, kandidati i vetëm për presidencën e RFEF (Federatës Spanjolle të Futbollit), u dëgjua sot në gjykatë.
Ai ia vuri të gjithë përgjegjësinë për momentin e kaosit që po përjeton futbolli spanjoll tek Luis Rubiales, ish-presidenti federal i cili ka qenë nën hetim prej disa kohësh, dhe mbi njeriun e tij të besuar Tomas Gonzalez Cueto, këshilltar i jashtëm.
“Nuk e di, nuk jam i sigurt, është jeta, pyet Rubiales”, janë disa nga fjalitë e shqiptuara nga Rocha në sallën e gjyqit. Fjalë që dyshuan gjyqtarin, i cili tashmë e konsideron atë në mesin e të dyshuarve.