Drita, Shabani lëvizja e radhës…
Drita e Gjilanit duket se ka bërë goditjen e radhës, ndërsa raportohet se ka afruar Bunjamin Shabanin.
28-vjeçari vjen nga Shirak i Armenisë, ndërsa më herët ka veshur edhe fanelën e Shkendijës, Shkupit dhe Renovës.
Për më tepër, Shabani ka edhe një eksperiencë me Partizanin e Tiranës (2014-2015), teksa asokohe trajneri Shpëtim Duro, e pati në grupin e kuq.
Drita e raporton trasferimin në faqen e saj zyrtare si një lëvizje të goditur. Shabani kryesisht operon si një mesfushor krahu dhe kjo linjë te Drita duket se është kompletuar me Shabanin.