Smaçi, ditëlindje e ‘hidhur’
Erisildo Smaçi është largimi i radhës nga Laçi. Mesfushori bardhezi, edhe pse konsiderohej një talent i padiskutueshëm, kushtëzuar dhe nga një dëmtim, gjeti pak hapesira te skuadra e Starovës dhe në mirëkuptim me klubin, ka marrë letrat.
Por e veçanta e largimit të Smaçit, lidhet me ditën që ka zgjedhur të bëjë divorcin me kurbinasit. Sot, Smaçi feston 21-vjetorin e lindjes.
Ndoshta një datë e tillë, mund të jetë ogur i mirë për vetë lojtarin që ka mbaruar mjeshtërinë sportive.
Ndërkaq, laçianët kanë intensifikuar përgatitjet. Mbrëmjen e sotme do të grumbullohen për të qënë në ‘kazermë’ deri të merkurën në agim. Më pas linja Rinas-Stamboll-Tel Aviv.
Kurbinasit, do të jenë të angazhuar në të kthimit me Hapoel Ber Sheva. Luhet të enjten për Europa League. E para ka përfunduar në barazim 1-1.