“Tirana” lë Tiranën, skuadra drejt Ohrit…

Tirana e teknikut Ardian Mema, u nis sot paradite drejt Maqedonisë së Veriut. Pas disa ditëve në “Skënder Halili”, ndërsa bardheblutë kryen një minifazë seleksionimi, tashmë gjërat bëhen serioze dhe grupi i futbollistëve dhe stafet, do të nisin përgatitjet intensive.

Dunga, Torrasa, Kale dhe Batha, konsiderohen futbollistët me vlerë ardhur nga mektajoja e verës, por Tirana pritet të afrojë të tjerë futbollistë, që do mund të bëjnë diferencën.

Së paku, kështu trumbetohet rreth tyre dhe kjo javë e parë në tokën maqedonase, do vërtetojë gjithçka.

Sakaq, Tirana do të qëndrojë në Ohër deri në 31 korrik, teksa në program ka dhe tri-katër miqësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!