Tirana ka “aleat” shtesën, eviton humbjen me Egnatian
Abissnet Superiore, Java 27:
Tirana – Egnatia 1-1 (Abazaj 90+7 Pen/Ibrahimoglu 74′)
Tirana shpëton në kohën shtesë.
Në supersfidën e luajtur këtë pasdite në “Elbasan Arena” nuk pati fitues teksa goli i Ibrahimoglu për rrogozhinasit dhe penalltia e realizuar nga Krsital Abazaj lanë në fuqi shenjën e barazimit pikërisht në sfidën e dytë të javës së 27-të Abissnnet Superiore.
Në renditjen e garës, ekipi i Tetovës ndihet mirë në vendin e parë me 51 pikë, paçka se tani Vllaznia e cila luan nesër në Korçë mund t’i afrohet me dy pikë.
Nga ana e saj Tirana bën pak për t’u larguar nga mesi i tabelës duke vënë në pikëpyetje objektivin minimal nga ky kompeticion që është ‘Final 4’. /Sportiim.al/