Kupa/ Vazo 1, ‘favorizohet’ në të kthimit
Kupa e Shqipërisë në bazë të formulës së Departamentit të Garave në FSHF do të sjellë short për 8 skuadrat që kaluan sot në çerekfinale. Ata do të vijojnë rrugëtimin në raundin e 5-të (ndryshe deri tani teksa sfidat ishin me një përballje) me nga dy takime.
Të kualifikuarat: Tirana, Egnatia, Laçi, Partizani, Vllaznia, Teuta, Kukësi dhe Erzeni.
Në vazon e parë bëjnë pjesë: Tirana, Egnatia, Partizani dhe Vllaznia, ndërsa në të dytën janë pozicionuar Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni.
Renditja në vazon e parë do të thotë që 4 skuadrat; Tirana, Partizani, Egnatia dhe Vllaznia do t’i luajnë takimet e vajtjes në transfertë ndërsa të kthimin në shtëpi. Në turin gjysmëfinal ka short të lirë.