Broja ‘kërcen’ në Kupë, goli që hapi…
Të gjithë shqiptarët i kishin sytë nga ai. Armando Broja më në fund arrin të shënojë dhe këtë e bëri këtë mbrëmje në FA Cup të Anglisë (1/32).
Në sfidën e luajtur në ‘Stamford Bridge’ Çelsi- Preston, sulmuesi kuqezi kërceu me kokë në të 58′ duke e depozituar topin në rrjetë.
Ishte moment që erdhi pas një pjese të parë mjaft të shëmtuar nga blutë e Londrës, madje duke rrezikuar të pësonin në disa raste.
Në të dytën, pas golit të Brojës, skuadra u ‘lirua’ dhe në fund shifrat shkuan në 4-0 për ekipin e shqiptarit.