Klauzolë 1 miliard euro te Barça, Araujo ofertë nga Bajern
Gjigandët bavarezë kërkojnë të përforcohen në mbrojtje, kanë gati edhe Erik Daier nga Totenhem
Bajern Mynih është serioz dhe paraqet ofertë të lartë për Ronald Araujo të Barcelonës. Uruguaiani ka disa javë që është në fokusin e klubit bavarez, por Barcelona duket se nuk dëshiron të konsiderojë ofertat për të.
Araujo ka një klauzolë lirimi prej një miliard eurosh, të sanksionuar nga rinovimi i fundit i kontratës, por që gjithësesisi mbrojtësi mund të lëvizë.
Sipas asaj që raporton ‘As’, Bajern ka gati 80 milion euro në tryezë për mbrojtësin, një objektiv shumë i fortë i duetit Tuhel-Freund, i cili e konsideron lojtarin si themelor. Ashtu si Herri Kejn.
Me një ofertë të ngjashme, Barça mund të lëkundet dhe e ardhmja e Araujo mund të jetë sërish në epiqendër.