Zyrtare/ Orges Shehi trajner i Partizanit
Klubi i kuq njofton se prezantimi i durrsakut si trajneri i ri i Partizanit do të bëhët të mërkurën ora 11:00
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i kuq, i cili ka prezantuar teknikun që shpalli kampion Tiranën përpara dy sezonesh.
Kështu merr fund pritja ndërsa ditën e nesërme në orën 11:00, 46 vjeçari do të prezantohet nga drejtuesit në ambientet e ‘Arena e Demave’.
Ish tekniku bardheblu, do të marrë vendin e Arbër Abilaliaj, i cili do të rikthehet në pozicionin e mëparshëm si drejtor sportiv i ‘Demave’.