USA, finalistja e parë në Kupën e Botës…
Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës për femra mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në stadiumin “Gruopama Stadium” të Lionit, rezultoi një ndeshje realtivisht e vështirë.
Edhe pse amerikanet kuotoheshin si pretendente për të kaluar lehtë, terreni i lojës ka treguar se Anglia, ishte e zonja për të dueluar deri në fund. Në fakt, vajzat e USA, falë presionit të minutave të para, kaluan në avantazh në minutën e 10-te me Pres.
Por gëzimi i tyre zgjati pak, pasi një devijim me fat i futbollistes Uajt për Anglinë në të 19-tën, ka barazuar provizorisht shifrat. Gjithsesi, skuadra e përtej Atlantikut, rivendos epërsinë në të 31-tën me Morgan, ndersa u shërbye nga Hiran.
Në pjesën e dytë, beteja nisi me këmbënguljen e ishulloreve, të cilat me Ujat në të 67-tën, mberrijnë te goli i barazimit, por pas konsultimit me sistemin VAR, goli vjen e anulohet. Vendim plotësisht i drejtë. Numri 18, rezultoi disa centimetra më në thellësi.
Minutat e fundit dhanë të njejtën tablo. Angli më kërkuese dhe episode interesante. Fillimisht, Uajt fiton një penallti mjaft të diskutueshme, e cila humbet nga Hugton në të 84-tën. Pret Niher. Më pas radha e kartonit të dytë të verdhë për Brajt, që lë Anglinë me 10 lojtare. Pas kohës shtesë, USA feston kalimin në finale të Kupës së Botës.