Kastejanos në histori, 4 gola Realit
Argjentinasi 24 vjeçar Tati Kaseljanos futet në historinë shekullore të një futbollisti që i shënon Realit katër gola në një ndeshje. Futbollisti i Xhironës e nisi furinë e golave të tij historikë që në të 12′-ën për të vijuar më pas në të 24′, 46′ dhe 62′.
Tej shifrave finalë 4-2, kjo humbje duket se ka korurëzuar përfundimisht Barcelonën si kampionen e re në La Liga. Ndërkaq Xhirona katalanase, ka ende shpresë për një vend në Europë pasi me 6 pikë larg Conference League, gjithçka mund të ndodhë.
Për t’u luajtur janë dhe 7 javë. Vlen vetëm për disa skuadra mes tyre vetë Xhirona.
Sakaq, Kadiz-Osasuna përfundoi me fitoren 0-1 të skuadrës baske ndërsa Betis- Sociedad u ndal te 0-0.