Mesi te Barça? Pritet vendimi i UEFA-s për rastin ‘Negreira’

‘Mundo Deportivo’ raporton se Lionel Mesi tashmë, 35-vjeçar po studion me qetësi mundësinë për t’u kthyer në ‘Camp Nou’ te skuadra e Barcelonës me të cilën dha për më shumë se 17 vite magji e bëri histori.

Kampioni i botës me Argjentinën duket se po pret për rezultatin e hetimeve për rastin e ‘Negreira’ e më pas për të vendosur.

Nëse klubi ‘Blaugrana’ gjendët fajtore nga UEFA, klubi i Laportës do të mund të përballej me dënime që shkojnë deri në përjashtim nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.

Ndërkaq, Barcelona pritet të informohet nga UEFA për vendimin hetimeve gjatë qershorit çka do të ishte koha e duhur për vendime personale të Mesit kontrata e të cilit përfundon në verë me PSG-në./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!