Shpëtim Duro merr Egnatian
Humbja e djeshme ndaj Teutës solli dhe mbylljen e bashkëpunimit të Egnatias me trajnerin Edlir Tetova. Pas ndeshjes, palët gjetën dakortësinë për të prishur marrëveshjen.
Sakaq, rrogozhinasit nuk kanë vonuar për të gjetur timonierin e ri dhe mes emrave që qarkullonin si Longo, Starova, Mezani apo Shpëtim Duro, ishte ky i fundit që fitoi besimin e stafit të Egnatias.
62-vjeçari e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar pasi në të shkuarën ka drejtuar skuadra si Partizani, Vllaznia, Kukësi apo dhe Laçi ku në vitet e fundit ka shkruajtur historinë në Europë me skuadrën kurbinase.
Duro do të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës së Egnatias teksa provën e parë do ta ketë me ish-skuadrën e tij, Kukësin për ndeshjen e fundit të fazës së parë./Sara Gjidiaj/