Mesi i bën ‘like’ Lautraos, tifozët e Barçës: Tradhëtar

Barcelona me barazimin 3-3 me Interin luajtur dje, duket se është pranë eliminimit të dytë radhazi në fazën e grupeve të Champions League.

Katalanasit nuk kaluan dot rivalin Inter ndërsa pas saj duket se beteja është spostuar në rrjete sociale. Një “like” e bërë nga lojtari më i madh i Blaugranas ndonjëherë Lionel Mesi i cili vlerësoi postimin në fund të ndeshjes nga bashkatdhetari i tij Lautaro Martinez ka acaruar një pjesë të madhe të tifozerisë së Barçës.

‘Pleshti’ publikoi një imazh të gëzueshëm pas golit të sulmuesit të Interit në Camp Nou. Kjo është konsideruar tradhti për disa fansa: “Ajo që dua të them është se ky djalë është mercenar”, komenton një mbështetës.

“Tradhtari” thjesht i përgjigjet një tjetri, “një tjetër dëshmi se Mesit nuk i vjen keq për Barcelonën, klubin që e bëri atë që është sot”, është një koment tjetër.

Megjithatë trendi i reagimeve padyshim nuk është vetëm negativ pasi shumë të tjerë mbrojtën argjentinasin, të cilët thjesht shprehen mendimin se Mesi dëshironte të uronte bashkëlojtarin e Kombëtares argjnentinase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!