Arbër Hoxha, spektakolar me dy gola në Kroaci

sportiim2

Sulmuesi Dardan, Arbër Hoxha, rrëmbeu mbrëmjen e sotme në HNL kroate teksa gjatë përballjes në transfertë me Shibenik, arriti të shënojë dy gola të magjishëm.

Hoxha i cili kishte shënuar dhe 3 gola të tjerë në javët e kaluar, me dopietën e sotme (0-2) ndihmoi skuadrën e tij Slaven Belupo për të marrë tri pikë e bashkë me ta dhe konsolidimin e vendit të katërt në tabelë me 20 pikë.

Futbollisti 24 vjeçar i lindur në Helidelberg (Gjermani) me origjinë nga Peja (Kosovë) është pjesë e skuadrës përfaqësuese dardane. Edicionin e kaluar ishte kontigjent i Lokomotivës së Zagrebit.

Šibenik 0-2 Slaven Belupo (89′)

— Everything About HNL (@AboutHnl)Game over! What a goal by Arber Hoxha, second of the game!pic.twitter.com/vUISHpJWITOctober 14, 2022

?>