Skuka zgjat kontratën me Prtizanin
Partizani dhe sulmiesi 24 vjeçar Xhulijano Skuka njoftojnë përmes një njoftimi të klubit se kanë gjetur bashkëpunimin edhe për tri vite.
Kështu bombëri i të kuqëve në prag të derbit me Tiranën vjen më i karikuar se kurrë ndërsa do mbajë mbi supe deri në 2025 bluzën e kuqe.
Njoftimi:
FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Xhuliano Skukën. 24 vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2025, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e sulmuesit te Partizani. Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar.