Laçi rikthen Ramën, nga Vllaznia ikën Tugu

Laçi dhe Vllaznia kanë pësuar ndryshime sot në stafe. Te kurbinasit ritkhehet ish trajneri i portierëve Rama ndërsa te shkodranët largohet videoanalisti dhe njëri nga personazhet e spikatura të klubit kuqeblu.

Laçi:

Laçi rikthen ish futbollistin dhe ish trajnerin e tij Kastriot Rama. Matjani ka punuar më herët te bardhezinjtë si trajner i portierëve ndërsa sot me këtë status, ka drejtuar seancën e parë te kurbinasit. Rama zëvendëson në këtë pozicion Blendi Bahollin i cili iu bashkua stafit gjatë verës.

Vllaznia:

Klubi shkruan:

“KF Vllaznia dëshiron të falenderojë Xhoen Tugun për kontributin e tij të dhënë prej një viti në klubin tonë në rolin e videonalistit, ndërkohë që ai tashmë do të largohet drejt Spanjës për studime. Po ashtu, bëjmë të ditur se vendin e tij në këtë pozicion pranë ekipit të parë do ta zërë Ergi Borshi. Nga ana tjetër, do të jetë Fation Kadija ai që përpos detyrës së përgatitësit atletik të ekipeve U19, U17 dhe U15 të Akademisë, tashmë do të kryejë edhe atë të ndihmëstrajnerit tek ekipi U21.” /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!