Josa: Oshilacionet problem, në Durrës për tri pikë

Pas pushimit diktuar nga angazhimi i Shqipërisë në Ligën e Kombëve, nesër me dy sfidat Bylis-Erzeni dhe Teuta- Vllaznia merr udhë java e 6-të Abissnet Superiore.

Sot trajneri i Vllaznisë Mirel Josa, doli para mediave për t’ju përgjigjur interesimit të mediave sportive por jo vetëm.

Josa:

“Ne nuk mund të themi që nuk kemi vlerësuar ndeshjet e shkuara. Problemi i oshilacioneve është një problem që na preokupon shumë, duke futur dhe ndeshjen e kupës. Kishim probleme brenda për brenda lojës, pasi patën një gjysmë ore lojë që luajtëm shumë mirë. Patëm oscilacione dhe nuk realizuam golin e dytë.

Janë ndeshje me ekipet që duan pikë. Nuk do të merrem me kundërshtarin dhe duhet të luajmë futboll dhe të marrim pikët, do shoh punën që do të bëjmë në fushën e lojës. Nuk ka kohë për të humbur sepse me ndeshje të veçanta kemi humbur shumë, dhe do të ishim më mirë në klasifikim.

Do shohim të marrim pikët dhe jo të luajmë bukur, në ndeshje si kjo në Durrës duhet përqendrim i madh dhe do duhet të dalim me pikë. Duhet të bëjmë mirë si në sulm dhe në mbrojtje pasi kundërshtari do mundohet të na godasë.

Nuk i llogaris të dëmtuarit sepse çdo futbollist gjatë kampionatit do të dëmtohen e do të kemi mungesat tona, por lojtarë që janë në thirrje duhet të jenë gatshëm gjatë 90 minutëshit. Kemi rikthime por kemi dhe lojtarë që janë akoma jashtë si Latifi dhe Boshnjaku.

Alivoda? Sa ka filluar të luaj futboll, mu më intereson që lojtarët që thirren për të plotësuar vendin të jetë të gatshëm përtej gabimeve. Alivoda e shprehu gatishmërinë e tij, por çfarë ka kaluar ka kaluar dhe do të shohim para.

Çdo skuadër nuk futet në lojë për ta humbur ndeshjen, por ne kemi të bëjmë me një emër të madh të futbollit këtu.

Vllznia femra kualifikim në Champions grupe ..

Urime shumë stafit dhe ekipit bënë një ndeshje të mirë. Më bëri përshtypje shumë pasi shikova dhe ndeshjen e parë e të dytë dhe ekipi ishte përmirësuar shumë. I uroj suksese në vazhdimësi, ishte një shans që e kapën në momentin e duhur. Ishte një punë e madhe dhe përkushtim nga stafi që ka investuar shumë dhe u shpërblye. Kishte shumë përmirësim dhe kjo më pëlqeu, tani i duhet të vijojnë kështu dhe në fazën tjetër.

Jemi në kampionat, kur të shkojmë në Kupat e Europës do të shohim. Nuk mund të bëjmë krahasim, vajzat e bënë punën e tyre dhe e arritën misionin e tyre, ndaj nuk bëhet një krahasim i tillë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!