Merkato/ Kukësi prezanton dy afrime
Një shqiptar dhe një anglez janë afrimet e radhës në merkaton e Kukësit. Laurenc Xheka dhe Lejton Ndukvu, të dy në rolin e mesfushorit, janë prezantuar zyrtarisht sot te klubi verilindor.
22-vjeçari Xheka i bashkohet Kukësit pas përvojës së fundit me Korabin si dhe eksperiencave të mëparshme me Kastriotin e Teutën. Mesfushori shqiptar ka firmosur për tre sezonet e ardhshme me blutë e veriut.
Nga ana tjetër, Ndukvu është goditja e radhës “big” për Kukësin. Anglezi i formuar tek akademia e Leiçester, do të jetë për dy sezone pjesë e skuadrës verilindore. Më parë 23-vjeçari ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të Anglisë.
Xheka dhe Ndukvu i bashkohen skuadrës në prag të ndeshjes me Vllazninë të vlefshme për javën e dytë të Abisnet Superiore.