Çyrbja rikthehet te Teuta, klubi e prezanton
- Të dielën shijakasi ishte në tribunën e stadiumit ‘Laçi’ për të ndjekur skuadrën e re Teuta. Sot vjen zyrtarizimi. Sakaq Bylis prezanton brazilianin Eskurdinja
Teuta konfirmoi sot akordin me mesfushorin Arbër Çyrbja. Ka qenë vetë klubi durrsak që ka zyrtarizuar në rrjetet sociale 28-vjeçarin si afrimin më rë ri të merkatos. Çyrbja rikthehet aty ku dhe e nisi futbollin profesionist.
Sezonin e fundit mesfushori ishte pjesë e Erzenit ndërsa ditën e sotme është bashkuar me skuadrën durrsake për të vijuar përgatitjet para ndeshjes me Bylisin.
Ndërkohë edhe skuadra ballshiote ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me Eskuerdinjën. Braziliani që do të mbajë numrin 10, është prezantuar nga vetë presidenti Kapllanaj dhe do të vihet në dispozicion të trajnerit Bellai./Sara Gjidiaj/