Mala kalon “male”, i bashkohet Vllaznisë
Esat Mala bëhët një futbollist i skuadrës së Vllaznisë së Shkodres. Konsiderohet një goditje e madhe e klubit kuqeblu
Prizrenasi 23 vjeçar nuk ka pritur zyrtarizmin e tij para mediave në ambientet e klubit në Shkodër, por ka udhëtuar sot drejt Pogradecit aty ku shkodranët po kryejnë përgatitjet sezonale.
Ish futbollisti i Partizanit ka qenë i pranishëm që në seancën e parë stërvitore të ditës duke e kthyer në formalitet prezantimin zyrtar të klubit verior.
Për Malen pati interes edhe nga Kukësi por anësori me një të kaluar sportive edhe në Turqi, i bashkohet Vllaznisë./Sportiim.al/