Partizani zyrtarizon Kolelën

Dje njoftuan shkarkimin e Dritan Mehmetit, ndërsa sot klubi i Partizanit zyrtarizoi trajnerin për sezonin e ardhshëm.

Xhovani Kolela do të jetë timonieri i ri i “Demave”. Prezantimi i 55-vjeçarit italian u bë nga vetë presidenti Gaz Demi dhe drejtori sportiv, Elton Marini.

Tekniku do të nisë që sot punën me ekipin në seancën e progamuar për në orën 19:00 në kompleksin sportiv “Partizani”.

Italiani Kolela nuk drejton për herë të parë një skuadër shqiptare pasi në të shkuarën ka qenë në krye të Apolonisë ku qëndroi vetëm 7 javë dhe u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!