‘Euro 2022’ Femra/ Gjermania kalon Austrinë…
Çerekfinale në Brentford: Gjermani-Austri 2-0
Gjermania është gjysmëfinalistja e dytë e konfirmuar pas Anglisë. Me fitoren e sotme 2-0 ndaj Austrisë gjermanet kalojnë vetëm 1 hap larg finales së madhe.
Nga një gol në secilën pjesë për Gjermaninë që merr avantazhin në minutën e 25′-të me Magul dhe vulos në fund të sfidës Pop.
Gjermania do ndeshet në gjysmëfinale me fituesen e çiftit Francë-Holandë ndërsa nesër do të jetë radha e Suedisë dhe Belgjikës për të siguruar një vend në fazën gjysmëfinale./S. Gjidiaj/