Muçi e nis me gol, sot radha e Shehut
Dje sikundër shumë kampionate të tjerë në Europë, nisi dhe ai polak ku në dy skuadra të elitës, militojnë futbollistë shqiptarë. Dhe menjëherë në skenë ngjitet sulmuesi kuqezi i Legias së Varshavës Ernest Muçi.
Në minutën e 72′-të, në sfidën jashtë ndaj Korona Kielce, ish lojtari i Tiranës u zgjat me kokë për të devijuar në rrjetë një top të ardhur nga e djathta. Më pas vendasit barazuan për 1-1 final.
Në këtë takim, vetëm Muçi u aktivizua ndërsa Lirim Kastrati qëndroi në stol. Ndërkaq lojtari i tretë shqiptar i Legias, Jurgen Çelhaka nuk ishte i grumbulluar.
Sakaq po për javën e parë të Ekstraklasa, sot do të bëjë debutimin me Vidzev Lodz edhe mesfushori tiranas Julian Shehu. Pogon- Vidzev Lodz nis në 17:30./Sportiim.al/