Pritës, Laçi e Tirana nuk përfitojnë

Abissnet Superiore, java e 31:

Laçi- AF Elbasani 0-1 (Shabani (a) 37′)

Tirana- Bylis 2-2 (F. Përgjoni 40′, Zharmuni (p) 76′ / A. Përgjoni 26′, 82′ Ilieski 82′)

Laç:

Ndeshja Laçi- Elbasani hapi këtë pasdite takimet e javës së 31 Abissnet Superiore. Në një terren të shoqëruar me reshje shiu, të dyja skuadrat tentuan që në fillim të shkonin te goli. Vendasit e Morieros i’u afruan dy tre herë golit në pjesën e parë por dy sulmuesit Bullari e sidomos Traore gabuan topa efektivë. Në të 37′-ën një këndore nga e majta për verdheblutë devijohet lehtë nga mesfushori Shabani dhe topi shkon në rrjetë 0-1.

Në fraksionin e dytë megjithë lëvizjet e shumta nga kurbinasit, situata mbeti po ajo teksa elbasanasit të kushtëzuar nga 5 mungesa sot, arritën të largohen nga Laçi me tri pikë.

Tiranë:

Tirana u rikthye në Arena Kombëtare për të pritur Bylis një takim i cili shihej si mundësi ideale e bardhebluve për të marrë tri pikë. Në fakt Tirana e nisi ndeshjen në sulm duke kërkuar golin por ai erdhi me gjuajtjen e parë të ballshiotëve të cilët shënuan me A. Përgjonin. Reagimi i Tiranës erdhi në fundin e pjesës së parë teksa kapiteni Florian Përgjoni shënoi në minutën e 40.

Në pjesën e dytë, ishte Tirana që kaloi e para në avantazh, pas një penalltie të akorduar me VAR që shkaktoi polemika aq sa drejtuesit e skuadrës ballshiote tërhoqën ekipin për disa minuta. Pas golit të shënuar nga penalltia me Zharmuni, Bylisi reagoi shpejt dhe gjeti barazinë me Ilieskin, duke çuar në shifrat 2-2 . Fundi ishte në këto shifra duke lënë Tiranën në pozicion të vështirë në zonën e rrezikut të rënjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!