Tirana rikthehet në ‘Tiranë’, derbi Dinamo

sportiim2

Tirana rikthehet në ‘Tiranë’, derbi Dinamo-Partizani në Elbasan

Pas pauzës për shkak të impenjimit të Kombëtares me fushatën kualifikuese për Botërorin 2026, Abissnet Superiore rikthehet të luajë këtë mesjavë aktin e 31-të të parashikuar në kalendar.

Kështu nesër dy takime. Në orën 15:00 do të startojë Laçi-AF Elbasani ndërsa në orën 18:00 Tirana do të presë Bylisin në Arena Kombëtare.

Ndërkohë të enjten derbi Dinamo- Partizani dhe Teuta Skënderbeu nisin në orën 17:00 teksa në 20:00 supersfida e Rrogozhinës Egnatia- Vllaznia

Java e 31-të:

Nesër 26 mars 2025

Laçi – AF Elbasani 15:00

Tirana – Bylis 18:00 (Arena Kombëtare)

Të enjten:

Dinamo – Partizani 17:00 (në Elbasan)

Teuta – Skënderbeu 17:00

Egnatia – Vllaznia 20:00/Sportiim.al/

?>