Apeli ul dënimin për Tetovën
Vendimi nr. 4 i Komisionit të Apelit në FSHF, datë 16.04.2026
KOMISIONI I APELIT
Pasi mori në shqyrtim ankimin e zyrtarit të Klubit të Futbollit Egnatia, z. Edlir Tetova,
Vëren se:
Me vendimin nr.34, pika 20 datë 18.03.2026 ka vendosur të marrë ndaj zyrtarit të Klubit të Futbollit Egnatia, z. Edlir Tetova,masën disiplinore si më poshtë vijon:
Zyrtari i KF Egnatia, Edlir Tetova, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
Më datë 03.04.2026 zyrtari i KF Egnatia, Edlir Tetova ka paraqitur ankim me objekt:
1. Shfuqizimin e Vendimit nr. 35, datë 18.03.2026, të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës të Federatës Shqiptare të Futbollit, si të pabazuar në ligj e prova.
Në mënyrë alternative:
2. Rikualifikimi i shkeljes disiplinore të atribuar nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës dhe marrja e një mase disiplinore në përputhje me nenin 14 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës të Federatës Shqiptare të Futbollit
KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS
Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 65 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës,
VENDOSI:
1. Ndryshimin e vendimit.
2. Dënimin e zyrtarit të KF Egnatia, Edlir Tetova, në bazë tëneneve 6/2/a, 8, 13 dhe 14/1/j të KDE, me 3 (tre) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.
KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS
