Shkëmbi: Kërkojmë vazhdimësi, klasikja motivon klubet

Tirana në kërkim të tri pikëve të radhës. Bardheblutë pritës në Elbasan për aktin e 29-të takohen me Vllazninë në një klasike vërtetë me pritshmëri të lartë. Në vigjilje të takimit tekniku korçar i bardhebluve Bledi Shkëmbi tregon ambicjet e 26 herë kampionëve të Shqipërisë:

Shkëmbi:

“Luajmë ndaj një kundërshtari që ndoshta është në momentin më të mirë në kampionat, një klasike, shpresojmë dhe urojmë që të bëjmë një paraqitje të mirë për të qenë në nivelin e këtij dueli, shpresoj shumë që kundërshtari të mos ketë fatin që ka pasur, në 3 përballje që kemi bërë me ata mendoj që kemi bërë lojëra të mira, por është një ndeshje e rëndësishme për vazhdimësinë dhe në fund duhen 3 pikët.

Ne morëm 3 pikë të rëndësishme që na kanë kthyer besimin për të bërë më mirë në vijim, jemi në një situatë të vështirë, ishte ndeshje pozitive me Laçin. Kam folur me djemtë dhe nuk duhet të bëjmë gabimet e shkuara, asgjë ska përfunduar.

Shpresoj shumë dhe të kemi vazhdimësi për ndeshjet që kanë mbetur. Objektivi i qartë është të fitojmë ndeshjen, e rëndësishme është të largohemi nga vendi ku jemi. Duke parë pikët nuk është se ka naj gjë më shumë Vllaznia, ajo që duhet ta kemi si grup është se ne kemi më shumë nevojë për pikë, duhet të vrapojmë dhe luftojmë më shumë.

Pas ndeshjes bëhet analiza se çfarë ke dhënë në fushën e lojës, luajmë për ta fituar. Situata nuk është dhe aq e mirë, mungesa e rëndësishme është e Rafael Rafës, ka bërë ndeshje të mira dhe do ta ndjejmë mungesën, por lojtarët që vijnë për të zëvendësuar kam besim që do të bëjnë mirë. Kur luajnë dy klubet e mëdha motivohen nga njëra-tjetra. Asnjëherë nuk më ka pëlqyer për të bërë llogari para, duhet të shohim ndeshjen e radhës dhe të vjen besimi për të bërë më mirë.

Balaj është një shembull që duhet të ndiqet nga të rinjtë, ka qenë kyç te Vllaznia, duhet të jemi të kujdesshëm, kemi menduar diçka që të jemi më të kujdesshëm me atë si futbollist”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!