Retflik: Amorim nuk lëviz nga Mançesteri
Mes investimeve të gabuara, llogarive të ndryshme dhe shkurtimeve të stafit, Mançester Junajtid po përballet me një nga momentet më të këqija në historinë e tij, me vendin e 14-të në Premier League që e rëndon më tej situatën.
Por bashkëpronari i klubit Xhim Retflik në intervistën që dha për BBC Sport donte të jepte të paktën një siguri: besimin e dhënë për trajnerin Ruben Amorim.
“Unë mendoj se Ruben është një menaxher i ri i jashtëzakonshëm. Vërtetë që po. Ai është një menaxher i shkëlqyer dhe unë mendoj se ai do të jetë këtu për një kohë të gjatë. Ju po shihni se çfarë mund të prodhojë Ruben, mendoj se e keni parë atë kundër Arsenalit. Sa lojtarë keni njohur kundër Arsenalit në pankinë? Nuk ka më skuadër të vërtetë duke bërë një punë fantastike”, mes të tjerave, fjalë të deklaruara nga Retflik.
