Laçi nuk mbron golin e Mjakit, Egnatia e fortë dhe me mungesa

Abissnet Superiore, Java 29:
Laçi – Egnatia 1-1 (Mjaki 34’/ Jahaja 56’)
Është mbyllur në barazim sfida e javës së 29-të Abissnet Superiore mes Laçit dhe Egnatias. Nje ndeshje e luftuar deri në fund me skuadrat që ndanë pikët mes shiut.
Ekipi kurbinas e nisi më kërkues dhe ia doli të realizonte mjaft bukur në minutën e 34’-të të kaimit falë Agan Mjakit që mposhti Dajsinanin dhe kaloi përpara bardhezinjtë.
Me nisjen e pjesës së dytë u kundërpërgjigj edhe Egnatia që edhe pse mes shumë mungesash ia doli të barazonte falë Jahajas në minutën e 56’-të.
Shpërdoruan shumë kurbinasit për të rigjetur avantazhin me Tresën, Traoren dhe Mjakin teksa tani do duhet t’i gëzohen një pike përballë kampionëve në fuqi.
Sa i përket klasifikimit, Egnatia vijon te kryesojë me 53 pikë, ndërsa Laçi rikthehet në vendin e gjashtë me 32 pikë./Sara Gjidiaj/