Magani e nis nga Durrësi, Tirana e Laçi për t’i ikur fundit

Laçi- AF Elbasani figuron ndeshja e parë e ditës së sotme për javën e 13-të të Abissnet Superiore. Ajo do të zhvillohet në stadiumin “Laçi” dhe ka si orar startues orën 14:00.

Ecuria e bardhezinjëve me Morieron në timon (2 fitore e dy barazime) por dhe kontigjenti i plotë i’u japin të drejtë laçianëve të besojnë te suksesi edhe sot.

Elbasani pesë ndeshje pa fitore. Humbja 0-5 me Dinamon javën e kaluar ka vështirësuar situatën në kampin bardheblu i cili dhe sot ndaj Laçit do të ketë disa mungesa.

Ndërkohë organizatorët e ndeshjes, parë rëndësinë e takimit por dhe momentin pozitiv të skuadrës, kanë bërë thirrje tifozerisë së tyre të jenë të shumtë në numër.

Tirana-Bylis në “Niko Dovana” ora 17:00.

Tirana e halleve të mëdha në këtë fazë të kampionatit, do të duhet të presë Bylisin sërish jashtë kryeqytetit. Në Durrës, bardheblutë në duelin me ballshiotët në kërkim të pikëve që do ta largonin nga fundi i ftohtë.

Padyshim përpos asaj që skuadra do të japë në fushë, vëmendje merr edhe rikthimi i Gugash Maganit në krye të Tiranës. Grinta e peqinasit, idetë por dhe motivimi që i bën skuadrave ku ka drejtuar, pritet të ndikojnë në rendimentin e një grupi futbollistësh në dukje dhe të rënë moralisht.

Bylis e ka garën me veten e tij. Nuk ia doli të fitojë javën e kaluar në shtëpi ndaj Laçit por në transfertë mallkastriotët shpesh kanë treguar se janë më të lirshëm në detyra. Nevil Dede, një ish futbollist dhe trajner i Tiranës sot në rolin e teknikut të Bylis do të duhet t’i bëjë kurth pikërisht të shkuarës së tij brilante.

Java e 13-të:

Sot:

Laçi- AF Elbasani 14:00

Tirana- Bylis 17:00 (në Durrës)

Luajtur të shtunën:

Egnatia- Vllaznia 1-1

Dinamo Siti- Partizani 1-2 (në Elbasan)

Teuta- Skënderbeu 1-1/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!