Kombëtarja A dhe U 21 në ‘aksion’, nesër protagonistët para mediave
Departamenti i Komunikimit në FSHF njofton se nesër e hënë 11 nëntor dy futbollistë të Kombëtares por dhe trajneri i U21 Alban Bushi do të dalin në konferecë shtypi. Në vigjilje të ndeshjeve të Kombëares A (Liga e Kombëve) dhe të moshave janë parashikuar dy dalje mediatike në orë të ndryshme.
Njoftimi:
Nesër (e hënë, datë 11 nëntor) në ora 11:00 do të zhvillohet konferenca për media me dy lojtarë të Kombëtares në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania”.
Po nesër do të zhvillohet edhe konferenca tjetër me trajnerin e Kombëtares U-21, Alban Bushi në orën 12:30 po në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania”.
Sakaq, Kombëtarja do të zhvillojë nesër seancën stërvitore në stadiumin “Air Albania” në orën 15:00 dhe 15 minutat e para do të jenë të hapura për median.