Anglia me shumë mungesa, Li Karsli duhet të…presë
Ka disa mungesa apo pikëpyetje rreth kontigjentit të Anglisë duke e bërë me shqetësime trajnerin Li Karsli për ndeshjet kundër Greqisë dhe Irlandës javën e ardhshme në Ligën e Kombëve.
Trent Alekander-Arnold sigurisht që do të jetë i padisponueshëm pas lëndimit kundër Aston Vilë-s, ndërsa Saka dhe Rajs të Arsenalit dhe Kol Palmer i Çelsit janë të gjithë në dyshim pasi zbuluan probleme muskulore gjatë skenës së përplasjes kokë më kokë dje.
Lista e Anglisë:
Portierë: Dean Henderson (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), Aaron Ramsdale (Southampton).
Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Levi Colwill (Chelsea), Marc Guehi (Crystal Palace), Ezri Konsa (Aston Villa), Rico Lewis (Manchester City), Kyle Walker (Manchester City), Lewis Hall (Newcastle), Taylor Harwood-Bellis (Southampton).
Mesfushorë: Jude Bellingham (Real Madrid), Phil Foden (Manchester City), Conor Gallagher (Atletico Madrid), Morgan Gibbs-White (Nottingham Forest), Angel Gomes (Lille), Cole Palmer (Chelsea), Declan Rice (Arsenal), Curtis Jones (Liverpool).
Sulmues: Anthony Gordon (Newcastle United), Jack Grealish (Manchester City), Harry Kane (Bayern Munich), Noni Madueke (Chelsea), Bukayo Saka (Arsenal), Dominic Solanke (Tottenham Hotspur), Ollie Watkins (Aston Villa).