Vjen zyrtarizimi, Tirana largon Shkëmbin
Me bilanc të rënduar në klasifikim teksa Tirana në 12 javë mblodhi vetëm 11 pikë duke u rënditur te zona e kuqe, klubi bardheblu ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Bledi Shkëmbi.
Njoftimi:
“KF Tirana njofton largimin e trajnerit Bledi Shkëmbi. Klubi dhe trajneri kanë gjetur marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin. Shkëmbi është ndarë duke u përshëndetur me skuadrën dhe stafin teknik. KF Tirana e falënderon trajnerin për kontributin e tij si dhe vlerëson punën e bërë përgjatë qëndrimit të tij në kampin bardh’e blu”, shkruhet në njoftimin e Tiranës.
