Duel i luftuar, Prishtina ndal Dritën në fund

Gjilanasit e Ramadanit humbën mundësinë për të kryesuar të vetëm në Superligën e Kosovës.

Ndeshje e pramapmedtur (e javës së dytë) por vetëm një pikë për Dritën e Gjilanit.

Ekipi i trajnerit Zekirije Ramadanit udhëhoqi deri në fund 0-1 ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri” por në fund u kap nga kryeqytetasit me golin e Kryeziut.

Kështu gjilanasit të cilët kanë edhe një takim më pak, barazohen në krye me Ballkanin dhe Malishevën me 22 pikë. Prishtina e Kavallit ndjek me dy pikë më pak.

Ndeshja u vendos nga një gol i Arb Manajt shënuar në pjesën e parë (39′) teksa në të dytën barazoi Leotrim Kryeziu në të 88′ për 1-1 final./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!