Tirana gati revolucioni, bardheblutë nisin kontaktet për trajner

Përflitet që në mëngjes por ende klubi bardheblu nuk ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Shkëmbi. Sidoqoftë, mungesa e tij në seancë (paraqitur dhe më pas larguar) dëshmojnë se palët kanë ndarë rrugët.

Ndërkaq drejtuesit janë në kontakte me disa teknikë të tjerë. Në fakt Panorama Sport raporton se emri i Gugash Maganit konsiderohet si favorit për t’u rikthyer te skuadra më e titulluar në vend.

Te kampi tiranas, zhvilimet janë intensive pasi me gjasë përpos Shkëmbit do ketë të tjerë që mund të largohen./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!