Muriç pas pezullimit: Te Kosova luaj me zemër
Portieri 25 vjeçar duket se bën autokritikë: “Do të jem aty kur të ftohem”
Pezullimi i tre futbollistëve të Kosovës para ndeshjes me Qipron në Ligën e Kombëave duket se nuk është kaluar dhe me aq sportivitet nga vetë futbollistët Muriç, Zhegorva dhe Muslija.
Sidoqoftë reagimi i Aro Muriç për Telegrafi Sport, në thelb, tregon se portieri i Ipsuiç Taun në Premier League, e ka mendjen te rikthimi i shpejtë në përfaqësesën Dardane.
“Unë kam qenë pjesë e saj për 6 vite dhe do të jem pjesë e saj për gjithë jetën, çfarëdo vendimi të merret në të ardhmen, unë luaj me gjithë zemër për Kosovën dhe do të jem gjithmonë aty kur të thirrem”. – tha Muriç.