Pep: Haland moment i vështirë, nuk jam avokat… për Fair Play financiar
Ndaj Brentford në kampionat (java e 4), e më pas Mançester Siti do të duhet të përballet me provën e parë të sezonit në Ligën e Kampionëve duke pritur Interin e Milanos.
Në fakt, Siti me 9 pikë në tre ndeshje, i përfshirë me rreziqet e një gjykimi për shkelje të Fair Play-t Financiar po mbart dhe probleme që lidhen me fushën.
Dëmtimi i mbrojtësit Ake por dhe momenti i vështirë i Haland. “Ake do të mungojë deri në janar – pranoi Guardiola në konferencë – Haland? Ai po kalon një kohë të vështirë me familjen e tij, do të shohim nëse do të luajë.”
Sulmuesi norvegjez po përballet këto ditë me humbjen e mikut më të mirë të babait të tij: “Do të shohim nëse do të jetë i aftë të luajë mendërisht dhe fizikisht”. Në shkurt norvegjezi humbi gjyshen e tij dhe disa ditë më vonë ai doli rregullisht në fushë në Champions League kundër Kopenhagë.
Megjithatë lajm i mirë për Pep janë rikthimet e Foden dhe Rodri me spanjollin i cili ende nuk ka luatur këtë sezon me ‘Qytetarët’.
Megjithatë, çështja më e ndërlikuar lidhet me problemet me Fair Play-in Financiar dhe rreziqet që mund të sjellë shkelja nëse konfirmohet. Lidhur me këtë temë Guardiola tha:
“Le të presim të shohim se çfarë do të ndodhë, unë nuk jam avokat. Sigurisht që nuk është një temë për të cilën flas me futbollistët, por derisa të provohet faji të gjithë janë të pafajshëm “.