Vuajtje deri në fund, Anglia kalon Sllovakinë

Euro 2024/ Angli-Sllovaki 2-1 (Belingam 90+5′, Kejn 90+1′ shtesë*/ Sharnz 25′)

Anglia e bën “baltë” me performancën e saj në këtë Europian të Gjermanisë. Në duelin për 1/8-at skuadra e ‘Tre Luanëve’ ndaj Sllovakisë surprizuese e pati shumë të vështirë të krijojë e finalizojë në 90′ minuta.

Fillim më i mirë i formacionit të Kalzonës teksa ia doli të shkojë te goli me Shranz kur kronomentri fiksonte minutën e 25-të.

Në vijim u duk se anglezët përmirësuan diçka ndërsa në pjesën e dytë arrijë të barazojnë me Foden por lojtari i Sitit pas pasimit të Triper, u kap në pozicion jashtë loje.

Minutat rrodhën dhe kur luhej minuta e fundit e shtesës, Xhud Belingam nxjerr nga repertoi i tij një kryevepër duke barazuar shifrat në 1-1 (90+5). Me moralin lart ndërsa startoi shtesa e parë 2×15′, Herri Kejn dërgon në rrjetë një top të ardhur nga dy pasime të dy lojtarëve që Sauthgejt hodhi në fushë në minutat e fundit të kohës së rregullt.

Eze për Toni me këtë të fundit që sherben për sulmuesin e Bajernit duke e depozituar në rrjetë. Deri në fund asgjë duke bërë që Anglia të shkojë në çerekfinale me Zvicrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!