Mundi Belgjikën, Franca kalon si e pestë në çerekfinale

Euro 2024/ Francë- Belgjikë 1-0 (Vertogen (OG) 85′)

Me një autogol të shënuar në të 85′, Franca e Didier Deshapms ecën përpara në Euro 2024 në turin çerekfinal.

Përballë Belgjikës, skuadra transalpine e nisi me lojë të kujdesëshme duke luajtur kryesisht në gjysmëfushën e kombëtares së trajnerit Tedesko.

Rastet nuk munguan si në 45′ e para ashtu dhe në të dytën mirpo goli do të vinte në fundin e takimit teksa i sapohedhuri në fushë Kolo Muani shfrytëzoi një top të ardhur nga linja e djathta (Kunde, më i miri sipas UEFA-s) për të goditur e gjetur devijimin e lehtë të Vertogen duke depozituar në rrjetë.

Autogoli i veteranit belg e zgjoi kombëtaren e tij por minutat në dispozicion ishin fare pak për të shkuar te barazimi.

Një rast ideal i De Bryne nuk solli asgjë dhe pas tre minuatve shtesë, arbitri i dha fund takimit. Franca ecën, ndërsa Belgjika e një stili loje ndryshe sot, kthehet në shtëpi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!