Italia e shokuar pas Euro 2024, Gravina shkon në zgjedhje…

Pas turpit në Euro 2024, teksa Italia u eleminua nga Zvicëra për fazën e 16-të, Federata Italiane e Futbollit po përgatitet të zgjedhë shpejt se kush do të marrë frenat e futbollit vendas për ngjarjet e ardhshme.

Presidenti i FIGC Gabriele Gravina do të mbledhë Asamblenë Federale Zgjedhore të hënën, më 4 nëntor 2024 (08.30 në thirrjen e parë, dhe ora 11:00 në thirrjen e dytë) në Hotel Hilton Rome Airport në Fiumicino.

‘Sportmediaset’ shkruan se në rendin e ditës të mbledhjes janë verifikimi i kompetencave, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, zgjedhja e këshilltarëve federalë të përbërësve sipas nenit 26, paragrafi 4. i Statutit Federal, zgjedhja e presidentit federal , zgjedhjen e kryetarit të Bordit të Audituesve.

Sipas asaj që mësohet, presidenti aktual i FIGC Gabriele Gravina duhet të kandidojë sërish, por për momentin nuk ka ende një konfirmim zyrtar për këtë çështje./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!