Përplasja Verstapen- Norris, përfiton Rasëll
Nga gara e 11-të në F1, Maks del me pengje, fiton Rasëll, e dyta për britanikun e Mercedes.
Finale surprizë në Spielberg për Çmimin e Madh të Austrisë në F1 të dielën. Një aksident mes liderit Maks Verstapen dhe ndjekësit të tij Lando Norris me shtatë xhiro nga fundi i hapi rrugën fitores Xhorxh Rasëll me Mercedes përpara Oskar Piastri me McLaren dhe Karlos Sainz me Ferrarin.
Pozicioni i katërt për Luis Hamilton përpara vetë Verstapen-it i cili (penalizuar me dhjetë sekonda për aksidentin) arriti të ribashkohej në garë pas ndalimit në pit, ndërsa Norris u detyrua të tërhiqej.
Një garë e dobët për pilotin tjetër të Ferrarit, Sharles Leklerk, ardhur në xhiron e parë pas një kontakti me Piastrin disa sekonda pas fillimit dhe i njëmbëdhjeti në vijën e finishit, jashtë zonës së pikëve.
Kjo është fitorja e dytë për anglezin e Mercedes Rasell, pas asaj të GP të Brazilit 2022.