Euro 2024/ Holanda përballë Rumanisë, Austria dueli me Turqinë
Do të zhvillohen sot dy takimet e fundit të fazës për 1/8-at e Euro 2024. Me fillim orën 18:00 në ‘Allianz Arena’ të Mynihut do të vihen përballë Rumania e Jordaneskut me Holandën e teknikut Roland Kuman.
Pak orë më vonë, në Lajpcig përballja e fundit e kësaj faze me çiftin Austri- Turqi. Pas këtyre ndeshjeve do të plotësohet edhe kuadri i plotë çerekfinal teksa për biletat e gjysmëfinales priten duele mjaft të vështira.
Ato do të nisin me një finale të parakohëshme me 5 korrik ndërsa përballë do të jenë (Shtutgart,18:00) Spanja me Gjermaninë. Po të premten në Hamburg, ora 21:00, radha e takimit tjetër Portugali- Francë.
Ndërkaq një ditë më vonë (të shtunën 18:00) zbresin në fushë edhe çifti Angli- Zvicër në Duseldorf dhe fituesi i përballjeve Rumani/ Holandë-Austri- Turqi./Sportiim.al/